Kosova dhe Bahamas nënshkruajnë marrëveshje për heqjen reciproke të vizave
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Komonuelthit të Bahamasit për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dyja vendeve.
Sipas saj, ky është një tjetër lajm i mirë dhe një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, i cili vjen pas njohjes së fundit të Kosovës nga Bahamasi.
Ministrja Gërvalla ka përgëzuar të gjithë qytetarët për këtë zhvillim pozitiv, duke e cilësuar marrëveshjen si një arritje të re në politikën e jashtme të vendit.


