Mësojmë të Gatuajmë Shqip
Organizata OrigjinAl në Tiranë ka ndarë momente nga një aktivitet i veçantë i programit të saj. Duke filluar nga viti 2025, pjesë e programit është bërë edhe “Klasa e Gatimit”, një hapësirë ku të rinjtë njihen nga afër me traditën kulinare shqiptare.
Përmes recetave tradicionale, të përgatitura me dashuri dhe përkushtim nën udhëheqjen profesionale të guidës së Cooking Class Tirana, pjesëmarrësit jo vetëm mësojnë teknika gatimi, por edhe zbulojnë historinë dhe vlerat që mbart kuzhina jonë.
Ky aktivitet shërben si një mënyrë e bukur për të forcuar lidhjen me rrënjët, kulturën dhe trashëgiminë shqiptare, duke e bërë mësimin përvojë të shijshme dhe kuptimplotë.






