Trump: NATO nuk do të ekzistonte sot pa mua – Presidenti amerikan, Donald Trump, …

2 Min Read

Trump: NATO nuk do të ekzistonte sot pa mua

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se asnjë individ, përfshirë presidentë të tjerë amerikanë, nuk ka dhënë më shumë kontribut për NATO-n sesa ai.

“Nëse unë nuk do të isha shfaqur, NATO sot nuk do të ekzistonte. Do të ishte shuar dhe do t’i përkiste historisë. Është e trishtueshme, por e vërtetë”, ka shkruar Trump në platformën Truth Social.

Këto deklarata vijnë në kohën kur Trump vazhdon të theksojë rolin e tij në forcimin e aleancës transatlantike gjatë mandatit të tij presidencial, duke pretenduar se presioni i tij ka ndikuar në rritjen e angazhimit të vendeve anëtare.

Ndërkohë, ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka komentuar tensionet e fundit mes Donald Trumpit dhe Evropës. Në një intervistë për revistën gjermane Der Spiegel, Stoltenberg ka deklaruar se nuk mund të garantohet që Shtetet e Bashkuara do të mbeten në NATO.

“Askush nuk mund të premtojë se SHBA-të do të qëndrojnë në NATO”, është shprehur Stoltenberg, i cili aktualisht mban postin e ministrit të Financave të Norvegjisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga vendet themeluese dhe një ndër kontribuuesit kryesorë të NATO-s, aleancës ushtarake të krijuar për mbrojtjen kolektive të vendeve anëtare.

Source

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *