Stuhi dimërore në SHBA
Një stuhi dimërore masive ka filluar të godasë mbi gjysmën e Shteteve të Bashkuara, duke lëvizur drejt lindjes dhe duke sjellë reshje të dendura bore, akumulim të rrezikshëm akulli dhe temperatura ekstreme.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, rreth 180 milionë njerëz janë nën paralajmërime për mot të ashpër dimëror deri të hënën. Sistemi i stuhisë pritet të shtrihet në një distancë mbi 2,000 milje, nga Teksasi deri në New England.
Në pjesën veriore të stuhisë, që përfshin zonat nga Oklahoma deri në Massachusetts, parashikohen deri në 30 centimetra borë. Ndërkohë, në jug, përfshirë Teksasin, Karolinat dhe Virxhinian, priten reshje të përziera, duke përfshirë shi të ngrirë dhe akull./ rtsh.al


