Autorja e njohur shqiptare e njohur, Lea Ypi viziton Montrealin
Komuniteti shqiptar në Montreal ka një mundësi të veçantë më 28 janar, ora 10:30, për të takuar Lea Ypi, profesoreshë dhe autore e njohur ndërkombëtarisht. Ajo do të prezantojë dhe firmosë librin e saj më të fundit, Indignity, në McGill University Faculty Club (3450 Rue McTavish), me një pritje pas ngjarjes.
Indignity sjell një udhëtim të thellë në historinë e familjes së Ypit dhe Shqipërisë, nga periudha e Luftës së Dytë Botërore dhe komunizmit, deri tek reflektimet mbi dinjitetin personal dhe kolektiv. Libri kombinon dokumente historike, kujtime familjare dhe hetime mbi të kaluarën, duke ofruar një pasqyrë unike mbi përjetimet e shqiptarëve në shekuj.
Lea Ypi është profesoreshë e Teorisë Politike në London School of Economics, autore e librave të shpërblyer ndërkombëtarisht, dhe një figurë e njohur për kontributin e saj në debatet mbi historinë, drejtësinë dhe politikën.
Ngjarja është një mundësi unike për shqiptarët e Montrealit dhe Kanada të takojnë një autore shqiptare me ndikim botëror, të dëgjojnë rrëfime nga jeta dhe historia e saj, dhe të diskutojnë mbi librin që lidh të kaluarën personale me atë historike.
📅 Data: 28 janar
⏰ Ora: 10:30
📍 Vendi: McGill University Faculty Club, 3450 Rue McTavish, Montreal
🥂 Pritja pas ngjarjes




