Kaos me borë e reshje në Amerikë
Nuk e di nëse dikush prej jush e ka në plan të udhëtojë për Amerikë, por kujdes: Në stuhi e fuqishme atje ka shkaktuar anulimin e më shumë se 13.000 fluturimeve në këtë fundjavë. Gjysma e Amerikës është prekur nga kjo stuhi.
Stuhia më e fuqishme është në jugperëndim të SHBA-së dhe në zonat qendrore të vendit. Ka pasur dhe ka akoma erëra të fuqishme, borë dhe reshje.
Të shtunën dhe në orët e para të ditës së sotme (e dielë 25 janar) janë anuluar mbi 13.000 fluturime. Ndaj nëse eventualisht e keni ndërmend të udhëtoni drejt Amerikës, apo jeni atje dhe doni të fluturoni brenda vendit, infomohuni mirë si është gjendja me fluturimet tuaja.
Të shtunën ka pasur reshje të mëdha në shumë pjesë, nga të cilat janë prekur gati 180 milionë banorë, që është më shumë se gjysma e banorëve të Amerikës. Të shtunën ka pasur edhe probleme me furnizimin me energji elektrike. Disa media njoftojnë për rreth 140.000 probleme me sistemet e pajisjes me energji.


