Festa e Pavarësisë së Kosovës në Windsor, me Klodiana Vatën
Shoqata Shqiptare e Windsorit njofton komunitetin shqiptar se më 14 shkurt 2026 do të organizohet festa e Pavarësisë së Kosovës, një ngjarje e veçantë kushtuar kësaj dite historike për kombin tonë. Mbrëmja festive do të shoqërohet me program artistik dhe do të prezantohet nga këngëtarja e njohur shqiptare në Kanada, Klodiana Vata, e cila pritet të sjellë emocione të veçanta dhe atmosferë festive për të gjithë të pranishmit.
Shoqata shpreh mirënjohjen e saj të sinqertë për Klodiana Vatën, duke e falënderuar për gatishmërinë dhe mbështetjen e treguar ndaj shoqatës dhe komunitetit shqiptar në Windsor. Ky aktivitet ka për qëllim bashkimin e bashkatdhetarëve në një mbrëmje të mbushur me muzikë, emocion dhe krenari kombëtare, duke festuar së bashku një nga ditët më të rëndësishme të historisë sonë.
Shoqata Shqiptare e Windsorit fton të gjithë anëtarët e komunitetit shqiptar të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në këtë festë madhështore kushtuar Pavarësisë së Kosovës.




