Biznesmeni Fatmir Hysenbelliu takohet me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau
Biznesmeni shqiptar Fatmir Hysenbelliu zhvilloi një takim të veçantë me ish-kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, një ditë pas takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Gjatë bisedës u diskutuan mundësitë dhe sfidat e bashkëpunimit mes sektorit privat dhe atij institucional. Pjesëmarrja e Hysenbelliut në Davos tregon angazhimin e tij në rrjete ndërkombëtare dhe rolin aktiv të biznesmenit shqiptar në ndërtimin e kontakteve strategjike.


