Kosova dhe Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes, Rama uron OsmaninKryeministri i …

1 Min Read

Kosova dhe Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes, Rama uron Osmanin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për ftesën e marrë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes.

Në një postim në platformën X, Rama e cilësoi ftesën si një gjest shumë domethënës nga ana e Presidentit Trump ndaj Kosovës, duke theksuar se ajo forcon më tej marrëdhëniet miqësore të SHBA-së me popullin shqiptar, njofton Dukagjini.

Rama, mes tjerash, vlerëson se kjo ftesë përbën gjithashtu një sinjal të rëndësishëm për sigurinë e Kosovës dhe për përkatësinë e saj në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në nivel global.

Rama shprehu bindjen se faktorët politikë në Kosovë do ta vlerësojnë këtë hap të SHBA-së si një dorë të shtrirë që lidhet edhe me respektin personal për Presidenten Osmani dhe rolin e saj në arenën ndërkombëtare.

Kujtojmë se ditë më parë edhe Edi Rama ka pranuar ftesën nga Trump që Shqipëria të jetë anëtare themeluese e Bordit të Paqes./ TV Dukagjinj

Source

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *