Shqipëria dhe Kanadaja forcojnë partneritetin dhe bashkëpunimin dypalësh Ambasa…

1 Min Read

Shqipëria dhe Kanadaja forcojnë partneritetin dhe bashkëpunimin dypalësh

Ambasadorja e Shqipërisë, znj. Artemis Malo, zhvilloi një takim zyrtar me znj. Gallit Dobner, Drejtore e Përgjithshme për Çështjet Arktike, Euroaziatike dhe Evropiane, gjatë të cilit u riafirmua partneriteti i fortë dhe në rritje mes Shqipërisë dhe Kanadasë.

Takimi u përqendrua në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, forcimin e lidhjeve njerëz me njerëz, si edhe angazhimin e përbashkët në kuadër të NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Një vëmendje e veçantë iu kushtua gjithashtu mbështetjes ndaj Ukrainës dhe koordinimit të qëndrimeve në çështjet e sigurisë ndërkombëtare.

Të dyja palët shprehën vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha kyçe si tregtia, investimet, arsimi, inovacioni dhe shkëmbimet kulturore, duke e konsideruar partneritetin Shqipëri–Kanada një bazë të rëndësishme për zhvillim të qëndrueshëm dhe përfitime të ndërsjella.


Source

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *