Forcimi i bashkëpunimit Shqipëri–Kanada në fushën e migracionit
Ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, Artemis Malo, zhvilloi një takim me Karim Virani, Drejtor i Përgjithshëm për Çështjet Ndërkombëtare pranë Immigration, Refugees and Citizenship Canada, me fokus forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e qeverisjes së migracionit dhe thellimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë.
Gjatë takimit u theksuan prioritetet e përbashkëta për promovimin e migracionit të sigurt, të rregullt dhe të mirëmenaxhuar, si dhe rëndësia e vijimit të dialogut të qëndrueshëm dhe bashkëpunimit institucional ndërmjet autoriteteve përkatëse të të dy vendeve. Palët diskutuan gjithashtu mbi shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në menaxhimin e flukseve migratore.
Në këtë kuadër, u trajtua edhe organizimi i përbashkët i sesioneve informuese dhe zhvillimi i aktiviteteve ndërinstitucionale, të cilat pritet të mbahen gjatë verës, me synimin rritjen e informimit dhe forcimin e lidhjeve mes komuniteteve. 🇦🇱🤝🇨🇦




