Arsimi – Ura që Lidh Gjuhën dhe Kulturën Shqiptare në Diasporë
Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, Qendra e Botimeve për Diasporën uron të gjithë nxënësit dhe mësuesit shqiptarë në Diasporë që me punën dhe përkushtimin e tyre po kujdesen për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në mërgatë.
Që nga viti 2018, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur 24 janarin Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, duke përkujtuar rolin që luan arsimi për paqen, përparimin dhe zhvillimin global, si dhe duke riafirmuar faktin se “Arsimi është një e drejtë njerëzore, një e mirë publike dhe një përgjegjësi kolektive”.
—-
Qendra e Botimeve për Diasporën, Tiranë


