Kosova ftohet të marrë pjesë në Bordin e PaqesPresidentja e Republikës së Koso…

2 Min Read

Kosova ftohet të marrë pjesë në Bordin e Paqes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Kosova është ftuar të marrë pjesë në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një iniciativë që synon forcimin e paqes dhe sigurisë globale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidentja Osmani bëri të ditur se ftesa i është drejtuar personalisht nga Presidenti amerikan Donald Trump, duke e cilësuar këtë si një nder të veçantë për Republikën e Kosovës.

“Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt,” ka shkruar Osmani.

Ajo theksoi se lidershipi i guximshëm nuk kufizohet vetëm në deklarata për paqe, por në ndërtimin konkret të saj, duke e cilësuar këtë iniciativë si një hap historik drejt stabilitetit ndërkombëtar.

“Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën Presidenti Trump përmes kësaj iniciative historike,” u shpreh Presidentja.

Osmani rikujtoi rolin vendimtar të Shteteve të Bashkuara në sjelljen e paqes në Kosovë, duke theksuar se sot Kosova qëndron si aleate e palëkundur e Amerikës në përpjekjet për ta çuar më tej paqen në botë.

“Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej. Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes – dhe ne jemi gati,” përfundoi Osmani.

Source

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *