Në rubrikën e rradhës të ShqipCAN prezantohet Dr. Genc Basha, MD, PhD, një figur…

2 Min Read

Në rubrikën e rradhës të ShqipCAN prezantohet Dr. Genc Basha, MD, PhD, një figurë e shquar e shkencës dhe një shembull i suksesit profesional të diasporës shqiptare në Kanada. Aktualisht, ai shërben si Shkencëtar Kërkimor dhe Ligjërues Nderi i Mjekësisë pranë Life Sciences Institute, Departamenti i Biokimisë dhe Biologjisë Molekulare, Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e British Columbia (UBC), Vancouver.

Dr. Basha ka përfunduar studimet për Mjekësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1985. Pas rezidencës dhe trajnimeve profesionale në Universitetin e Kopenhagenit, ai ka fituar gradën Doktor i Shkencave (PhD) në Universitetin e Leuven-it në Belgjikë në vitin 1998, me fokus në Onkologjinë Translacionale, parandalimin dhe kontrollin e kancerit. Më tej, gjatë viteve 1999–2006, ka ndjekur një program postdoktorature në Michael Smith Laboratories në UBC, ku u vlerësua për kontributin e tij në zbulimin e rrugëve të reja biologjike në fushën e inflamacionit dhe imunitetit.
Që nga viti 2006, Dr. Basha vijon punën kërkimore në NanoMedicines Group në UBC, duke u fokusuar në zhvillimin e barnave dhe nanomjekësinë translacionale. Interesi i tij kryesor përfshin terapitë gjenike dhe qelizore, veçanërisht përdorimin e acideve nukleike si siRNA dhe mRNA përmes nanopartikujve lipidikë (LNP) për trajtimin e sëmundjeve njerëzore, përfshirë inflamacionin dhe mutacionet gjenetike të leukemisë.

Paralelisht me kërkimin shkencor, ai kontribuon në mësimdhënie në Programin e Arsimit Universitar Mjekësor të UBC, duke punuar me studentë të viteve të para të mjekësisë. Përtej akademisë, Dr. Basha është aktiv në komunitetin shqiptar në Kanada, ku ndan përvojën e tij me të rinjtë dhe përforcon rolin e diasporës shqiptare si një urë bashkëpunimi, zhvillimi dhe frymëzimi për brezat e rinj.

————-
Ambasada e Shqipërisë në Kanada

Source

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *