Nga Danjeza Danglli
Kisha kohë pa shkruar një status në Facebook dhe rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri nuk mund ta kaloja pa shprehur mendimin tim. Nga koha kur kam votuar për herën e pare dhe deri më sot kanë kaluar shum vite, por gjithmone kam menduar se duke respektuar te drejten e votes hedh nje gur themel ne demokracine e vendit ku u rrita dhe u maturova. Kohët e fundit kam lexuar shume analiza politike dhe kam ndjekur me shum vëmëndje zhvillimet e fundit ne Shqipëri: nga arrestimi i krerëve të opozites, arrestime ministrash dhe kryetar bashkie, miratimi i vendimit nga Gjykatës Kushtetuese në konstatimin e të drejtës se votes për emigrantët, dhe deri në mitingjet elektorale të cilat në stil dhe permbajtje nuk kanë ndryshuar nga ajo cfar une kam lenë nga koha kur vendosa te largohem nga Shqipëria.
Në cdo fotografi qe shihja nga takimet me elektoratin të dy partive kryesore politike, shihja njerez te lodhur nga hallet, fytyra te vrerosura, gra me dy ose 5 gishta qe e stisnin nje buzeqeshje per hatër të deputetit. Pastaj më dolen disa video me metrazh të shkurtër të kandidatëve te etur për pushtet, kandidatë që në kto takime nuk lidhnin dot dy fjalë, kandidatë ku ambicja personale I tejkalonte problemet sociale-ekonomike-shoqërore. Ktu u ndala dhe fillova te kem nje reflektim me veten. Vendosa te mos votoj, vendosa te mos regjistrohem dhe te mos ushtroj te drejten time për të votuar (edhe pse u jam tejet mirnjohëse Levizjes – Diaspora për Shqipërinë e Lirë për mundin dhe arritjen qe edhe emigrantet Shqiptarë të ushtrojne te drejtën e tyre kushtetuese për të votuar). Kam qënë ajo që kam udhetuar qindra kilometra ne ditën e zgjedhje vetëm për te votuar dhe kte rradhe u dorezova.
Për të qënë edhe më e sinqerte, nga takimet e mia me miqtë gjatë pushimeve verora ku bisedat per politiken nuk mungonin, jam shprehur me bindje se Edi Rama e fiton dhe ktë mandat të katër, me rezultat edhe më të thelle se ai i kater viteve të shkuara. Kundërshtimet fillonin në tavoline duke më thënë se unë nuk e njihja mire situaten qe kishte kapluar vendin, se njerzit nuk kishin mundesi ekonomike ta perballonin jetesen, se cmimet e ushqimeve ishin më të larta se ne Kanada ndërkohë qe çmimet e shtepive ne shitje ishin kater-fishuar, cilesia e jeteses ishte ulur dhe klasa e mesme po shkonte drejt shkatërrimit dhe se njerzit janë të revoluar dhe do turen masivisht drejt kutive të votimit për një rrotacion politik. Ndërkohë une te gjitha kto i di. Kam dy prindër në pension qe kanë punuar një jetë dhe vazhdojnë të punojnë për të perballuar jetesen ne Tiranë sepse vetem me pension nuk munden dot. Dy prindër që sot kane dy femije ne emigracion dhe presin te shtyjne muajt e vitit duke pritur verën për të pare mbesat e tyre te pragu i shtepise.
Data 11 Maj ishte Mother’s Day, nga vera e vitit të kaluar kam një video surprize ku une dhe im vëlla surprizuam mamin per diten e lindjes. Nuk kam kuroja te shoh ate video, sytë më
2 / 2
mbushen me lot dhe shpirti me zëmërim. Ka kaq shum dhimbje të një nëne që ka të dy femijët një botë larg dhe llogarit orët kur secili mbaron punën per ti uruar cdo ditë naten e mire në telefon.
Imazhi i nënë sime ne ate video në të djelën e zgjedhjeve të 11 Majit nuk mu nda në asnjë moment. E gjithë dhimbja e saj për mungesen e fëmijëve në shtëpi është rezultati i një politike te vjetër dhë të shkërmoqur 30 vjeçare, shëmbëlltyrë e nje realiteti të hidhur. Një popull që jo vetëm nuk u ngrit kurrë në revoltë, por nuk e donte dhe nuk e votoi rotacionin e shum pritur, nje populli i pa ditur dhe pa dinjitet që shitet dhe blihet lehtesisht dhe qe zvarritet dhe lepihet për një copë kockë- një populli pa integritet dhe moral që nuk ka as respekt për veten por është i destinuar të nënshtrohet deri ne vdekje.
Unë nuk e di se si do shkojë e ardhmja, por vota ime nuk do mungojë më në ato kuti votimi duke zgjedhur me kujdes kandidatin dhe forcen politike vizionare dhe jo militantiste.


