Turneu Tradicional i Futbollit – për nder të 26 Vjetorit të Çlirimit të Kosovës…

2 Min Read

🏆 Turneu Tradicional i Futbollit – për nder të 26 Vjetorit të Çlirimit të Kosovës 🇽🇰⚽️

Dje në qytetin e Londonit (Ontario) u mbajt për të tretin vit radhazi Turneu Tradicional i Futbollit të Vogël, organizuar me qëllimin e lartë: respekti dhe kujtimi i 26-vjetorit të Çlirimit të Kosovës – një datë e shenjtë në historinë tonë kombëtare.

Pas dy organizimeve të suksesshme në Hamilton dhe Kitchener, këtë vit London-i mirëpriti me krenari këtë ngjarje të madhe komunitare, e cila tejkaloi çdo pritshmëri!

👉 13 ekipe garuan me pasion, sportivitet dhe krenari, duke përfaqësuar shoqata, biznese dhe grupe nga qytete të ndryshme të Kanadasë, përfshirë komunitetin tonë të dashur nga të gjitha trojet shqiptare.
👉 Mbi 500 pjesëmarrës shqiptarë erdhën për të mbështetur lojtarët, për të festuar dhe për të ndarë momente të paharrueshme së bashku.

🎖️ Në fund, kupa e kampionit iu dorëzua ekipit të Shoqatës Shqiptare nga Hamiltoni, të cilët treguan lojë të fortë dhe shpirt gare. Por, në të vërtetë, fitues ishin të gjithë — për atmosferën vëllazërore, për bashkimin dhe për kujtimin e një dite me rëndësi të veçantë për kombin tonë.

Ky turne, i organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Toronto në bashkëpunim me shoqatat shqiptare në Ontario dhe më gjerë, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një festë të bashkimit, identitetit dhe krenarisë shqiptare në diasporë.
🇦🇱 Gëzuar 26 vjetorin e Çlirimit të Kosovës! 🇽🇰




Source

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *